Sport

Nuk kanë fund ndryshimet tek Chelsea, zgjidhet trajneri i ri!

Pronari i pasur i Chelseat, amerikani Todd Boeli, thuhet se është i kënaqur me vizionin e argjentinasit dhe është i vendosur të nënshkruajë me të.

24 Prill 2023, 10:54 Nga DOSJA
Nuk kanë fund ndryshimet tek Chelsea, zgjidhet trajneri i ri!

ANGLI - Eksperti argjentinas i futbollit Mauricio Pochettino (51) do të jetë trajneri i ri i Chelseat, zbulon gazetari i famshëm i futbollit Fabrizio Romano.

Pronari i pasur i Chelseat, amerikani Todd Boeli, thuhet se është i kënaqur me vizionin e argjentinasit dhe është i vendosur të nënshkruajë me të.

Romano tregon se negociatat janë duke vazhduar dhe se do të hyjnë në fazën finale këtë javë, ndaj pritet që Chelsea ta zyrtarizojë bashkëpunimin me Pochettino-n tashmë në fillim të majit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll