Sport

Shtypi saudit ‘ul’ Luís Enrique në krye të pankinës së Al Nassr... Paga 'përrallore'

Përveç José Mourinhos, klubi saudit tashmë mund të provojë edhe trajnerin spanjoll për të drejtuar skuadrën ku është Cristiano Ronaldo

24 Prill 2023, 08:00 Nga DOSJA
Shtypi saudit ‘ul’ Luís Enrique në krye të

ARABIA SAUDITE - Pas José Mourinhos, tani është radha e Luis Enriques të shohë emrin e tij të lidhur me komandën teknike të Al Nassr, klubi ku luan Cristiano Ronaldo.

Sipas shtypit arab, cituar nga gazeta 'As', trajneri, i cili ka mbetur pa klub që nga largimi i tij nga kombëtarja spanjole pas Botërorit në Katar '2022, do të ketë në tryezë një ofertë me vlera të ngjashme me ato të propozuara tashmë për trajnerin portugez: 100 milionë euro për dy sezone!

Sakaq, mediat ndërkombëtare raportojnë, se kanidatura e spanjoli Luis Enriques për t’u ulur në krye të pankinës së Chelsea është venitur, pasi palët duket nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një bashkëpunim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll