Sport

Tragjedi në Bosnje, vdes lojtari 24-vjeçar i ekipit kombëtar!

Një aksident i tmerrshëm me pasoja fatale ka ndodhur sot në orën 16:20 dhe në aksident është përfshirë Rakiç i cili drejtonte motoçikletën, si dhe dy vetura të tjera.

24 Prill 2023, 10:50 Nga DOSJA
Tragjedi në Bosnje, vdes lojtari 24-vjeçar i ekipit kombëtar!

BOSNJE HERCEGOVINE - Publiku i Bosnjë-Hercegovinës sot është tronditur pas tragjedisë së madhe që ka ndodhur.

Përkatësisht, lojtari i përfaqësueses së hokejit në akull të Bosnjës dhe Hercegovinës, Amon Rakiç (24), ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në vendbanimin Osenik afër Haxhiçit.

Një aksident i tmerrshëm me pasoja fatale ka ndodhur sot në orën 16:20 dhe në aksident është përfshirë Rakiç i cili drejtonte motoçikletën, si dhe dy vetura të tjera.

Rakiç ishte pjesë e pandarë e ekipit kombëtar të hokejve për vite me radhë dhe mori pjesë në gara të ndryshme ndërkombëtare.

Federata e Hokejve të Bosnjë-Hercegovinës i dha lamtumirën Rakiçit me fjalë emocionuese.

- I dashur Amon, në fund të ditës të jemi mirënjohës që patëm rastin të të njohim, të ndajmë dhomën e zhveshjes dhe stolin me ty, të veshim të njëjtën fanellë dhe të qëndrojmë me krenari pas së njëjtës ngjyrë dhe himn.

- Do të të kujtojmë gjithmonë dhe do të rrëfejmë të gjitha ato momente të mira, dhe ka pasur disa. U prehtë në paqe shpirti juaj. Hokejtarët tuaj – shkruhet në lamtumirën e Shoqatës së Hokejve të Bosnjë-Hercegovinës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll