Sport

Zbulohet qëllimi i vizitës së Leo Messit në Barcerlonë...

Lionel Messi po përfiton nga ditët e pushimit me PSG-në për një udhëtim në Barcelonë, gjë që, nisur nga konteksti diskutimeve, i bën njerëzit të reagojnë. Tani dihet edhe arsyeja

24 Prill 2023, 07:45 Nga DOSJA
Zbulohet qëllimi i vizitës së Leo Messit në

SPANJE - Lajmi për ardhjen e Lionel Messit në Barcelonë mbrëmjen e kësaj të shtune nuk ka munguar të reagojë. Megjithatë, sipas Mundo Deportivo, kjo vizitë është mbi të gjitha familjare. Pas fitores së PSG kundër Angers, Christophe Galtier u dha lojtarëve të tij tre ditë pushim, gjë që i lejoi Messit të kalonte pak kohë familjare në vilën e tij në Barcelonë. 

Ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Antonella dhe tre fëmijët e tyre. Prandaj, vizita e tij nuk ka asnjë lidhje me një transferim të mundshëm, por kjo nuk i pengon të qarkullojnë thashethemet për një rikthim të mundshëm ‘Pleshtit’ te Barcelona sezonin e ardhshëm.

Vizitë e thjeshtë familjare për Messin

Ndërkohë, Barcelona me të vërtetë ka përgatitur një plan për të lehtësuar rikthimin e 35-vjeçarit. Sipas informacioneve nga shtypi spanjol, klubi katalanas synon t'i ofrojë një kontratë një ose dyvjeçare Messit, me një pagë 25 milionë euro bruto në vit. Kjo përfaqëson rreth 13 milionë euro neto. Kjo shumë është afër asaj të prekur nga Robert Lewandowski, një nga golashënuesit më të mirë në botë.

Kontrata e dytë do t'i mundësonte Messit të luante në stadiumin e ri të klubit dhe të merrte pjesë në festimet e 125-vjetorit të ‘Blaugranës’. Por për momentin ende asgjë nuk është zyrtare. Tifozët e Barcelonës ende shpresojnë të shohin idhullin e tyre të kthehet në ekip, por tani për tani ata duhet të mjaftojnë me vizitën e tij familjare në kryeqytetin e Katalonjës...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll