Sport

Derbi i Manchesterin, në finalen e FA Cup! United eliminoi Brighton pas penalltive…

“Djajtë e Kuq” u kualifikuan në finalen e FA Cup, pasi eliminoi Brighton me penallti (7-6), ndërkohë që koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim 0-0. Ata do të përballen me Cityn në derbin e Mançesterit, më 3 qershor.

23 Prill 2023, 22:15 Nga DOSJA
Derbi i Manchesterin, në finalen e FA Cup! United eliminoi Brighton pas

ANGLI - Pas eliminimit të trishtë në çerekfinalen e Europa League, të enjten, në Seville (0-3), Manchester United e mbyll këtë javë me një notë më të gëzuar: u kualifikua në finalen e FA Cup, pas një serie të gjatë penalltish kundër Brighton (7-6), ndërkohë që koha e rfregullt dhe shtesat u mbyllën në barazim 0-0. Në finale, “Djajtë e Kuq” do të gjejnë Manchester City më 3 qershor në Wembley. 

Më mirë në lojë, në pjesën më të madhe të takimit, ishte Brighton, i cili e çekuilibroi në disa raste mbrojtjen mankuniane, por atij i mungonte saktësia në gjestin e fundit për të shqetësuar David De Gea (7’, 12’, 16’, 32’). Lëvizjet e sulmuesit paraguajian, Julio Enciso, 19 vjeç, dhe aktiviteti i mesfushorit të frikshëm ekuadorian, Moises Caidedo, 21 vjeç, i kanë bërë të vuajnë “Djajtë e Kuq”, të cilët rrezikuan vetëm me një goditje krosimi nga Bruno Fernandes (44’) që mërziti Anthony Martial, më pas një tjetër nga Christian Eriksen, devijuar nga Robert Sanchez (45’+2).

Pas pushimit, “Pulëbardhat” humbën gradualisht kontrollin, por “Djajtë e Kuq” nuk ishin në gjendje për të krijuan raste reale dhe ndeshja u mbyll 0-0. Në shtesë për të përcaktuar fituesin, mund të përmendet vetëm një rast në fund të shtesës së parë i Marcus Rashford (105’). Përgjigja e Brighton erdhi në minutën e 114-të, me këtë depërtim nga Mitoma, i cili pa topin t'i rrëshqasë paksa pas De Geas. 

Më në fund, pas një serie penalltish, në të shtatën, Solly March i Brightonit gaboi, ndërsa Victor Lindelos realizoi për United. Finalja e FA Cup e qershorit do të jetë një derb i Manchesterit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll