Sport

Serie A/ Leao ndez “San Siron” me dopiedën ndaj Lecces, Milani ende jashtë ‘Top-4’!...

Kuqezinjtë i kthehen suksesit në shtëpi në falë lojës së portugezit, i cili është i pandalshëm. Leçe vetëm +2 nga vendi i mbijetesës

23 Prill 2023, 20:23 Nga DOSJA

Serie A/ Leao ndez “San Siron” me dopiedën ndaj Lecces, Milani

ITALI - Milani mundi Lecce 2-0 në ndeshjen e 31-të të Serie A, duke lënë pas me 2 pikë Interin dhe për momentin, arrin Romën me 56 pikë, që renditet në vendin e katërt në Seria A. 

Për t'u rikthyer te suksesi pas dy barazimeve radhazi, kuqezinjtë e Piolit u mbështetën te Rafael Leao, autori i dyfishtë vendimtar kundër Salentinit të Baronit, tashmë i përfshirë edhe një herë në luftën për shpëtim. 

Avantazhi i kuqezinjve erdhi pas goditjes me kokë të portugezit në minutën e 40-të në një aksion nga këndi.

Më pas, goli i dytë për kuqezinjtë dhe dopieda personale erdhi në minutën e 75-të me një rinisje të pakapshme dhe me këmbë të majtë në këndore.

Leao ishte i pakapshëm dhe Pioli mendoi ta zëvendësonte portugezin me Origin, për t’i dhënë pak kohë për më tepër pushim. Leao e kishte bërë detyrën e tij më së miri…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll