23 Prill 2023, 18:21
Nga k.m.
Foto ilustruese
Deri më tani vëmendja mbi zgjedhjet paraprake për kandidatin për president të Partisë Republikane është përqëndruar kryesisht tek kundërshtitë në rritje mes ish-Presidentit Donald Trump dhe Guvernatorit të Floridas Ron DeSantis. Por, pas një qetësie disamujore, një valë e re kandidatësh republikanë pritet të hyjnë në garë, ndoshta që javën e ardhshme. Ndër ta do të jetë Guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson, i cili do të nisë zyrtarisht fushatën e tij të mërkurën.
Ish-Nënpresidenti Mike Pence ka thënë se do të njoftojë planet e tij pas “disa javësh, jo muajsh”. Ai ka patur një agjendë të ngjeshur me vizita të hershme nëpër shtetet amerikane ndërsa ka diskutuar me ndihmësit e tij për të bërë njoftimin për kandidim ndoshta që në muajin maj apo qershor.
Senatori nga Karolina e Jugut, Tim Sott, i cili ka krijuar një komitet për të shqyrtuar mundësinë e kandidimit për president, pritet të hyjë në garë në të njëjtën periudhë.
Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, ka bërë takime me ndihmësat e tij dhe u rikthye këtë javë në Nju Hempshër, ku tha gjatë një takimi publik në këtë shtet, ku zhvillohen zgjedhjet e para paraprake në Shtetet e Bashkuara, se “sot është fillimi i rastit kundër Donald Trumpit”. Zoti Christie ka thënë se do të marrë një vendim “në javët në vazhdim”.
Kandidatët do të futen në garë në një moment jetik, ndërsa zoti DeSantis, i cili ende nuk ka shpallur zyrtarisht fillimin e fushatës po has vështirësi në përmbushjen e pritshmërive shumë të larta që kishin disa nga mbështetësit e tij të hershëm. Ai ka humbur mbështetje përballë ish-Presidentit Trump në radhët e zyrtarëve të zgjedhur republikanë në shtetin e tij dhe ka krijuar shqetësim në radhët e partisë se qëndrimet e tij për abortin dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ, mes çështjeve të tjera, mund ta bëjnë të pamundur fitoren e tij në zgjedhje.
Gjatë javëve të fundit, ish-Presidenti Trump ka konsoliduar statusin e tij si kandidati i hershëm kryesues, madje edhe pasi iu ngritën akuza penale në Nju Jork. Ndër aspirantët e tjerë republikanë janë ish-ambasadorja në OKB dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, si dhe sipërmarrësi në fushën e teknologjisë Vivek Ramaswamy, të cilët njoftuan kandidimin e tyre në muajin shkurt.
Ka ende shumë dinamika të panjohura, përfshirë nëse do të hyjnë në garë guvernatorë të tjerë, si Kristi Noem e Dakotës së Jugut, apo Chris Sununu i Nju Hempshërit. Senatori i Teksasit, Ted Cruz dhe Guvernatori i Virxhinias Glenn Youngkin gjithashtu nuk kanë përjashtuar mundësinë e kandidimit. Presidenti Biden pritet të shpallë fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 ndoshta që javën e ardhshme. Ai përballet me konkurencë miminale në garën për të marrë nominimin e Partisë Demokrate./VOA
shba
Bota
23 Prill 2023, 17:23
a.l
RUSI- Pas përfundimit të misionit të tyre në luftën kundër Ukrainës, grupi 'famëkeq' 'Wagner' kanë fituar falje p...
Bota
23 Prill 2023, 17:14
a.l
Jonas ëesterlund
KOSOVË- Pjesëmarrja deri tani e votuesve për kryetar në 4 komunat në veri të Kosovës sipas të...
Bota
23 Prill 2023, 17:18
k.m.
Foto ilustruese
Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Rejhan Vuniçi, ka bërë një postim në Twitter ku ka thënë...
Bota
23 Prill 2023, 17:09
a.l
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të kryesojë disa takime të Këshillit të Sigurimit të OK...
Bota
23 Prill 2023, 16:52
a.l
Luiz Inacio Lula da Silva
BRAZIL- Presidenti brazilin Luiz Inacio Lula da Silva sqaroi edhe njëherë kritikat lidhur me qëndrimet e tij p&eu...
Bota
23 Prill 2023, 16:33
a.l
Leposaviç
KOSOVË- Tre qytetarë të nacionalitetit serb kanë votuar në qendrën e votimit në Leposaviç. Lajm...
Bota
23 Prill 2023, 16:28
k.m.
Diane Abbott
BRITANI E MADHE- Diane Abbott është pezulluar si deputete laburiste, pasi akuzohet për racizëm në një letë...
Bota
23 Prill 2023, 16:24
a.l
Lufta civile në Sudan
FRANCË- Franca ka nisur një operacion për të larguar qytetarët e saj dhe stafin diplomatik n...
Bota
23 Prill 2023, 16:13
a.l
Beteja në Sudan
SUDAN- Belgjika është ndër vendet që tashmë ka nisur evakuimin e shtetas...
Bota
23 Prill 2023, 16:21
k.m.
Foto ilustruese
Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara njoftuan se ushtria amerikane evakuoi personelin e ambasadës amerik...