Bota

Lufta civile në Sudan/ Belgjika, Turqi dhe Holanda tërheqin stafin diplomatik

Përmes një postimi në rrjete sociale, Lakhbib shkruan se shërbimet e Belgjikës po mobilizohen për të ndihmuar në operacionet e evakuimit të qytetarëve evropianë. 

23 Prill 2023, 16:13 Nga a.l

 

Lufta civile në Sudan/ Belgjika, Turqi dhe Holanda tërheqin stafin
Beteja në Sudan

 

SUDAN- Belgjika është ndër vendet që tashmë ka nisur evakuimin e shtetasve të saj nga Sudani. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i vendit Jaha Lahbib. Përmes një postimi në rrjete sociale, Lakhbib shkruan se shërbimet e Belgjikës po mobilizohen për të ndihmuar në operacionet e evakuimit të qytetarëve evropianë. 

Në Sudan janë duke u zhvilluar shumë operacione, në bashkëpunim me Francën dhe Holandën, me synimin për largimin sa më të shpejtë të shtetasve evropianë, përfshirë belgët, të cilët kanë të drejtë. Të gjitha shërbimet tona janë mobilizuar për t’i ndihmuar. U bëjmë thirrje belgëve dhe atyre që kanë të drejtë në Sudan, të cilët ende nuk e kanë bërë këtë, të kontaktojnë sa më shpejt shërbimet tona diplomatike”, shton ai.

Përpjekjet për largimin e banorëve të huaj në Sudan po zhvillohen në nivel ndërkombëtar. Ndër vendet pjesëmarrëse për lëvizjen e sigurt të qytetarëve janë Holanda dhe Turqia. Largimi i shtetasve turq nga dy lagjet e Khartoum dhe Wad Madani, 200 kilometra më në jug, ishte planifikuar fillimisht për mëngjesin e kësaj të diele (23/4) pas orës 06:00 (ora lokale, 07:00 me orën greke). Por evakuimi i turqve nga distrikti Kafouri në veri të Khartoum-it është shtyrë deri në njoftimin e dytë për shkak të një shpërthimi të dielën në mëngjes pranë një xhamie që ishte zgjedhur si pikë tubimi. 

Beteja në Sudan

Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan. Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur (perëndim), ka marrë jetën e më shumë se 420 personave, ndërsa më shumë se 3,700 janë plagosur. Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt. Gjeneralët kanë sjellë edhe mobilizimin e vendeve për të larguar shtetasit e tyre.

sulm ne sudan

Sondazh

Poll