Bota

Zgjedhjet në veri/ Ambasadori suedez: Pjesëmarrja e votuesve e rëndësishme, konkluzionet do të dalin të hënën

Ai theksoi se do të donte që situata në veri të Kosovës të ishte më ndryshe.

23 Prill 2023, 17:14 Nga a.l
Zgjedhjet në veri/ Ambasadori suedez: Pjesëmarrja e votuesve e
Jonas ëesterlund

KOSOVË- Pjesëmarrja deri tani e votuesve për kryetar në 4 komunat në veri të Kosovës sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë e vogël. Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund gjatë vizitave në veri të Kosovës tha se është ende herët për të folur pasi ditën e hënë do të ketë një përfundim për rezultatet e zgjedhjeve. Ai theksoi se do të donte që situata në veri të Kosovës të ishte më ndryshe.

Kjo është hera e parë që Lista Serbe i bojkoton zgjedhjet. Lista Serbe ka marrë pjesë tetë herë në zgjedhje, por për fat të keq nuk po merr pjesë kësaj radhe. Mirëpo, sipas Kushtetutës së Kosovës, zgjedhjet duhet të mbahen dhe ky është vendimi i presidentes. Konkluzionet do të bëhen nesër. Por, tani mendoj se është e rëndësishme të ketë pjesëmarrje në zgjedhje. Natyrisht ne e kuptojmë se është e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë atë që është rënë në dakord në shkurt dhe mars në Marrëveshjen e Ohrit. Pjesa e kësaj është edhe obligimi i Prishtinës për ta formuar AKS-në. Edhe kjo është e rëndësishme, por e rëndësishme është edhe pjesëmarrja në zgjedhje”, tha Westerlund, shkruan Kosovo-Online.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative. 

zgjedhjet ne veri te kosoves jonas westerlund

Sondazh

Poll