Bota

ZGJEDHJET në veri/ Tre serbë votojnë në qendrën e votimit në Leposaviç

Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i kësaj qendre, Enver Aliu. Ai tha se procesi i votimit është i qetë dhe nuk kanë evidentuar ndonjë parregullsi.

23 Prill 2023, 16:33 Nga a.l
ZGJEDHJET në veri/ Tre serbë votojnë në qendrën e
Leposaviç

KOSOVË- Tre qytetarë të nacionalitetit serb kanë votuar në qendrën e votimit në Leposaviç. Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i kësaj qendre, Enver Aliu. Ai tha se procesi i votimit është i qetë dhe nuk kanë evidentuar ndonjë parregullsi.

Qendra është hap me kohë, deri në këtë moment i kemi tre votues të nacionalitetit serb. Votues serb… gjithçka ka shkuar qetë… jo jo, gjithçka është në rregull”, tregon ai.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për kryetarin e ri të komunës. Të drejtë vote kanë 45 mijë e 95 votues. KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative. 

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll