Bota

Deputetja laburiste pezullohet pas komenteve mbi racizmin

Laburistët thanë se komentet e koleges së tyre ishin "thellësisht fyese dhe të gabuara".

23 Prill 2023, 16:28 Nga k.m.
Deputetja laburiste pezullohet pas komenteve mbi racizmin
Diane Abbott

BRITANI E MADHE- Diane Abbott është pezulluar si deputete laburiste, pasi akuzohet për racizëm në një letër që ajo botoi në media. Në këtë letër të botuar nga gazeta britanike “Observer”, kjo figurë laburiste sugjeron se hebrenjtë, irlandezët janë “pa dyshim viktima të paragjykimit”, por “nuk i nënshtrohen racizmit të përjetshëm”, ndryshe nga njerëzit me ngjyrë. Ajo më vonë shkroi në Twitter se i tërhiqte pas fjalët e saj dhe kërkoi falje "për çdo ankth të shkaktuar".

Ndërsa laburistët thanë se komentet e koleges së tyre ishin "thellësisht fyese dhe të gabuara". Megjithatë BBC i është drejtuar zonjës Abbott për koment, por ende nuk ka një përgjigje prej saj. Në letër, ajo shkroi se njerëzit irlandezë, hebrenj dhe udhëtarë "pa dyshim përjetojnë paragjykime", të cilat sipas saj janë "të ngjashme me racizmin".

Letra e zonjës Abbott shkaktoi një reagim të ashpër, përfshirë edhe Bordin e Deputetëve të Hebrenjve Britanikë, i cili e përshkroi atë si "të turpshme" dhe e quajti faljen e saj "krejtësisht jo bindëse".

Por Partia nuk pranoi të komentonte se kur do të fillonte një hetim ndaj deputetes, apo se kush do ta drejtonte atë.

Episodi do të jetë zhgënjyes për kreun e partisë Keir Starmerin, i cili është përpjekur të demonstrojë se ka riparuar partinë që kur mori drejtimin si lider i Laburistëve me hapa për të çrrënjosur antisemitizmin. Pezullimi i saj, e bën Abbott deputeten e tetë që pezullohet nga Laburistët.

diane abbott

Sondazh

Poll