Bota

“Nëse nuk po bëni paqe, po kontribuoni në luftë”/ Lula 'pendohet' për qëndrimin e tij për Ukrainën: Dua të gjej një alternativë për të zgjidhur konfliktin

 Duke folur në Lisbonë në fillim të vizitës së tij të parë në Evropë që kur u zgjodh president, Lula tha se qëllimi i tij ishte të ndërtonte një mënyrë për t'i sjellë të dyja (Rusinë dhe Ukrainën) në tryezë.

23 Prill 2023, 16:52 Nga a.l
“Nëse nuk po bëni paqe, po kontribuoni në
Luiz Inacio Lula da Silva

BRAZIL- Presidenti brazilin Luiz Inacio Lula da Silva sqaroi edhe njëherë kritikat lidhur me qëndrimet e tij për luftën në Ukrainë, i cili tha se fajin e kishte Kievi. Duke folur në Lisbonë në fillim të vizitës së tij të parë në Evropë që kur u zgjodh president, Lula tha se qëllimi i tij ishte të ndërtonte një mënyrë për t'i sjellë të dyja (Rusinë dhe Ukrainën) në tryezë, shkruan Reuters.  

"Unë dua të gjej një alternativë të tretë (për të zgjidhur konfliktin), që është ndërtimi i paqes," tha ai në një konferencë shtypi.

Javën e kaluar ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë duhet të ndalojnë furnizimin me armë për Ukrainën, duke argumentuar se po e zgjasin luftën. “Nëse nuk po bëni paqe, po kontribuoni në luftë”, tha Lula.

Shtëpia e Bardhë akuzoi Lulën për propagandë ruse dhe kineze.  Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa, i cili shoqëroi Lulën në konferencën për shtyp, tha se qëndrimet e vendeve të tyre për luftën ishin të ndryshme. Portugalia është një anëtar themelues i aleancës perëndimore të mbrojtjes të NATO-s dhe ka dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë. Rebelo de Sousa tha se Ukraina kishte të drejtë të mbrohej dhe të rimarrë territorin e saj. 

luiz inacio lula da silva

Sondazh

Poll