Bota

Lufta civile në Sudan/ Franca dhe Britania fillon evakuimin e qytetarëve dhe stafit diplomatik

Sipas një burimi diplomatik, ushtria sudaneze dhe Forca paraushtarake e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ofruan garanci sigurie për operacionin.

23 Prill 2023, 16:24 Nga a.l
Lufta civile në Sudan/ Franca dhe Britania fillon evakuimin e
Lufta civile në Sudan

FRANCË- Franca ka nisur një operacion për të larguar qytetarët e saj dhe stafin diplomatik nga Sudani. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e jashtme e vendit, ndërsa luftimet hyjnë në javën e dytë.

"Qytetarët evropianë dhe të tjerë nga "vendet aleate" gjithashtu do të hiqen" , shtoi ministria franceze pa elaboruar.

Sipas një burimi diplomatik, ushtria sudaneze dhe Forca paraushtarake e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ofruan garanci sigurie për operacionin. Rreth 250 qytetarë francezë jetojnë në Sudan. Të njëjtin hap ka marrë edhe Britania e cila sot për shak të përshkallëzimit të luftës civile, ka vendosur të evakuuojë dhe tërheqë stafin diplomatik të saj. 

Beteja në Sudan

Që nga 15 prilli, dy gjeneralët, në pushtet pas grushtit të shtetit të vitit 2021, kanë nisur një luftë të pamëshirshme në Sudan. Dhuna, kryesisht në Khartoum dhe Darfur (perëndim), ka marrë jetën e më shumë se 420 personave, ndërsa më shumë se 3,700 janë plagosur. Ata kanë shkaktuar gjithashtu zhvendosjen e dhjetëra mijëra njerëzve në shtete të tjera të Sudanit ose jashtë kufijve të vendit, në Çad dhe Egjipt. Gjeneralët kanë sjellë edhe mobilizimin e vendeve për të larguar shtetasit e tyre.

sulm ne sudan

Sondazh

Poll