Art&Argëtim

Krizë në Antarktidë/ Arinjtë polarë në gjendje të mjerueshme, përballen me mungesë ushqimi

30 Shtator 2019, 09:19 Nga DOSJA

ANTARKTIDË – Paneli ndërqeveritar i  cili studion ndryshimet klimaterike që ndodhin në oqean dhe në ujërat detarë, raporton një gjendje aspak të mirë në Antarktidë.

Sipas kërkimeve , akujt në Antarktidë po shkrijnë me një shpejtësi shumë më të madhe se parashikimet e bëra, duke bërë që jeta e arinjve polarë, por gjithashtu e kafshëve të tjera të cilat jetojnë atje, të jetë në rrezik.

Rënia e akujve, dhe rritja e nivelit të ujit, e bën jashtë mase të vështirë për arinjtë polarë që të gjuajnë ushqim dhe të mbijetojnë.

Organizatat të cilat merren me shpëtimin e kafshëve dhe mbrojtjen e tyre, janë shumë të shqetësuara për jetën e këtyre kafshëve, të cilat sa më larg akujve të jenë, aq më të vështirë e kanë për t’u ushqyer.

Rreth 40 përqind e akujve kanë shkrirë, dhe kafshët që kanë mbetur i duhet të përdorin tokën tashmë, si burim ushqimi.

Arinjtë polarë, janë detyruar të vegjetojnë më gjatë këtë vit, dhe në një mënyrë më të forcuar, që i ka bërë ata të humbasin peshë dhe të mos jenë shumë në formë për dimrin e gjatë që i pret.

Shkenctarët thonë se nuk ka gjasë që situata të rregullohet, përkundrazi me ngrohjen globale dhe ndryshimet klimaterike, jetesa në Antarktidë do të bëhet edhe më e vështirë, akujt do të vazhdojnë të shkrinë ndërsa klima do të ngrohet, dhe i vetmi shpëtim për arinjtë polarë, do të jetë evakuimi i tyre.

Burimi: The Guardian

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete antarktidë arinjte polare antarktidë arinjte polare

Sondazh

Poll