Art&Argëtim

Ramush Haradinaj këngëtar në dasmë! Me mikrofon ngrihet në këmbë dhe ‘ndez’ atmosferën (VIDEO)

30 Shtator 2019, 09:32 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj këngëtar në dasmë! Me mikrofon ngrihet

KOSOVË– Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i ftuar në një dasmë familjare. Bashkë me të njohur dhe bashkëshorten e tij Anita, Haradinaj nuk ka nguruar t’i afrohet mikrofonit dhe t’ja marrë këngës.

Ka qenë kunata e tij Lola Haradinaj ajo që ka publikuar videon që u shpërnda me shpejtësi në rrjete sociale. I veshur me këmishë të bardhë, kollarë dhe pantallona serioze, këngëtarja Yllka Kuqi i ka afruar mikrofonin, dhe kandidati për kryeministër, Haradinaj ka filluar të këndojë një këngë popullore.

Këtë periudhë në Kosovë organizohet fushata zgjedhore, dhe pavarësisht ngarkesës, Ramush Haradinaj gjen kohë të argëtohet dhe të rrëmbejë vëmendjen me veprimet e tij të pazakonta për një kryeministër.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz anita haradinaj kosove kunata e ramush haradinajt ramush haradinaj ramush haradinaj këndon anita haradinaj kosove kunata e ramush haradinajt ramush haradinaj ramush haradinaj këndon

Sondazh

Poll