Bota

Moska: Premtimi për antarësim i rrezikshëm! NATO mban Ukrainën të motivuar për të mposhtur Rusinë

Maria Zakharova pretendon se NATO dëshiron të mposhtë Rusinë dhe e mban Ukrainën të motivuar duke i premtuar anëtarësimin pas përfundimit të luftës.

22 Prill 2023, 13:46 Nga f.i
Moska: Premtimi për antarësim i rrezikshëm! NATO mban
foto ilustruese

RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se NATO dëshiron të mposhtë Rusinë dhe e mban Ukrainën të motivuar duke i premtuar anëtarësimin pas përfundimit të luftës. Media e huaja shkruajnë se sipas zëdhënëses ruse u këto deklarata janë të rrezikshme për sigurinë europiane.

"Kjo mund të çojë në kolapsin përfundimtar të sistemit evropian të sigurisë," tha ajo.

Komentet e saj vijnë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi se të gjithë anëtarët e aleancës kishin rënë dakord të lejonin anëtarësimin e Ukrainës.

lufta rusi-ukraine nato

Sondazh

Poll