Bota

Restoranti në Madrid përfshihet nga zjarri, 2 të vdekur dhe 10 të lënduar

Zjarrëfikësit kanë arritur të shuajnë flakët e zjarrit që fillimisht u përhap pranë hyrjes kryesore dhe klientët e restorantit patën vështirësi të dilnin nga ndërtesa.

22 Prill 2023, 11:56 Nga f.i
Restoranti në Madrid përfshihet nga zjarri, 2 të vdekur dhe 10
Pamje nga vendngjarja

SPANJË- Dy persona hmbën jetën dhe 10 të tjerë mbetën të lënduar, si pasojë e një zjarri që shpërtheu të premten mbrëma në një restorant në Madrid. Mediat e huaja raportojnë se zjarri shpëthehu në restorantin italian Burro Canaglia & Resto në lagjen qendrore të Salamanca.

Sipas një dëshmitari zjarri filloi kur një kamerier përdori një çakmak në një pjatë, duke i vënë aksidentalisht zjarrin mureve dhe tavanit.

Zjarrëfikësit kanë arritur të shuajnë flakët e zjarrit që fillimisht u përhap pranë hyrjes kryesore dhe klientët e restorantit patën vështirësi të dilnin nga ndërtesa. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe policia po heton për ngjarjen.

zjarr ne restorant madrid

Sondazh

Poll