Bota

Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit/ I akuzuar për spiunazh, Jack Teixeira ka publikuar edhe herë të tjera dokumente “sekrete”

Teixeira ka publikuar informacione sekrete edhe disa muaj më parë dhe në një grup shumë më të madh bisedash.

22 Prill 2023, 10:29 Nga f.i
Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit/ I akuzuar për spiunazh, Jack
Jack Teixeira

UKRAINË- Jack Teixeira, i akuzuar për spiunazh në SHBA,pas publikimit të dokumentave të Pentagonit, mësohet se ka shpërndarë dokumente të klasifikuara për një audiencë edhe më të gjerë. The guardian raporton se Teixeira ka publikuar informacione sekrete edhe disa muaj më parë dhe në një grup shumë më të madh bisedash.

Në shkurt të 2022, menjëherë pas pushtimit të Ukrainës , një profil përdoruesi që përputhej me atë të Jack Teixeira filloi të postonte informacione sekrete mbi luftën në Ukrainë në një grup bisedash të pazbuluar më parë prej rreth 600 anëtarësh në platformën sociale Discord.

Informacioni i zbuluar përfshinte detaje rreth viktimave ruse dhe ukrainase, aktivitetet e agjencive të spiunazhit të Moskës dhe përditësimet mbi ndihmën që i ofrohej Ukrainës. Përdoruesi pretendoi se po postonte informacione nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, CIA dhe agjenci të tjera të inteligjencës.

Ç’tregonin dokumentet?

Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse ëagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.

Reuters publikoi një artikull ku shkruante se përmes dokumenteve në fjalë ishte zbuluar se Serbia i ka shtur armë Ukrainës. Dokumenti, mban titullin "Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë", dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropian përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit.

lufta rusi-ukraine jack teixeira

Sondazh

Poll