Bota

Raporti: Amerikanët konsumojnë më shumë marihuanë sesa çokollatë

Parashikohet se në vitin 2023 shitjet e kanabisit do të tejkalojnë shumën e parave të shpenzuara në SHBA për birrë çokollata, vezë pule, të kombinuara së bashku.

22 Prill 2023, 12:32 Nga f.i
Raporti: Amerikanët konsumojnë më shumë marihuanë sesa
foto ilustruese

SHBA- Sipas një raporti së fundmi amerikanët shpenzuan më shumë para vitin e kaluar për marihuanë sesa për çokollata. Mediat e huaja raportojnë se në vitin 2022, shitja marihuanës tejkaloi shitjet e çokollatës. 

Parashikohet se në vitin 2023 shitjet e kanabisit do të tejkalojnë shumën e parave të shpenzuara në SHBA për birrë, çokollata, vezë pule, të kombinuara së bashku. Sipas rezultateve mendohet se shitjet e marijuanës do të kalojnë 33.5 miliardë dollarë këtë vit, një rritje prej 4 miliardë dollarësh nga viti 2022. Dhe deri në vitin 2028, shitja e marihuanës do të arrijë në 57 miliardë dollarë.

Raporti vlerëson se shpenzimet e marihuanës do të japin mbi 170 miliardë dollarë ndikim ekonomik shtesë. Gjithashtu taksat e vendosura për produktet dhe bizneset e marihuanës ofrojnë një përfitim të drejtpërdrejtë për bashkitë lokale.

Përdorimi i kanabisit në katër shtete të SHBA rriti numrin e viktimave në aksidentet e trafikut me 10%, sipas një studimi nga Universiteti i Illinois në Çikago (UIC). Studimi shqyrtoi të dhënat nga certifikatat e vdekjes dhe krahasoi shkallët e vdekjeve në shtetet që legalizuan përdorimin e kanabisit  kundrejt shteteve që ofronin akses vetëm në përdorimin e kanabisit mjekësor.

raporti i shba

Sondazh

Poll