Bota

Zelenskyy nënshkruan ligjin që ndalon emrat e vendeve të ngjashëm me Rusinë

Sipas këtij ligji ndalohn emërimet e vendeve që simbolizojnë ose përkujtojnë Rusinë, si dhe data, ngjarje dhe personalitete që kanë kryer agresion kundër Ukrainës 

22 Prill 2023, 11:50 Nga f.i
Zelenskyy nënshkruan ligjin që ndalon emrat e vendeve të
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka nënshkuar një ligj në lidhje me toponiminë dhe përdorimin e emrave gjeografikë në qytetet e Ukrainës. Mediat e huaja raportojnë se sipas këtij ligji ndalohn emërimet e vendeve që simbolizojnë ose përkujtojnë Rusinë, si dhe data, ngjarje dhe personalitete që kanë kryer agresion kundër Ukrainës.

Gjithashtu ligji përfshin edhe emrat që kujtojnë politikat dhe praktikat totalitare në lidhje me persekutimin për kritikimin e regjimi totalitar sovjetik dhe regjimet ruse, duke përfshirë ukrainasit në territoret e pushtuara përkohësisht.

Ligji duhet të sigurojë një reduktim të ndikimit të Rusisë në politikën e brendshme të Ukrainës dhe botëkuptimin e ukrainasve, të krijojë kushte që parandalojnë aktivitetet e propagandës ruse dhe të përshpejtojë desovjetizimin.

Sondazh

Poll