Bota

Tërmet në Greqi/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme ndihen në ishullin e Evias

sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti i parë me magnitudë 3.9 Rihter ka ndodhur në orën 12:35 dhe i dyti, me magnitudë 3.8, në orën 12:51.

22 Prill 2023, 11:11 Nga f.i
Tërmet në Greqi/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme
foto ilustruese

GREQI- Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e së shtunës në jug të ishullit të Evias brenda pak minutash. Mësohet se tërmeti prej 4.3 ballësh sipas shkallës Richter është shënuar në qytetin Atika. Epiqendra e tërmetit u lokalizua17 kilometra në veri të Rafinës, raportojnë mediat greke.

sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti i parë me magnitudë 3.9 Rihter ka ndodhur në orën 12:35 dhe i dyti, me magnitudë 3.8, në orën 12:51. Tërmeti i parë, me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter, ndodhi në një thellësi fokale prej 9.7 kilometrash.

Tërmet në Greqi/ Dy lëkundje të njëpasnjëshme

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur ose dëme materiale. Tërmeti u ndje në disa zona të Greqisë veriore.

termet ne greqi

Sondazh

Poll