Sport

VIDEO/ Sulmuesi kuqezi Taulant Seferi emblema e Vorskla-s, realizoi dy penallti dhe dha një asist vetëm në pjesën e parë...

Taulant Seferi vijon me ecurinë pozitive, ndërsa ka gjetur dy herë rrugën drejt rrjetës ndaj Metalist Kharkiv. Pjesa e pare 3-1.

22 Prill 2023, 13:17 Nga DOSJA

VIDEO/ Sulmuesi kuqezi Taulant Seferi emblema e Vorskla-s, realizoi dy penallti

UKRAINE - Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, është gjithçka dhe pike referimi në skuadrën ukrainase. Ai ka ekzekutuar tri penallti, duke shënuar dy gola për skuadrën e tij deri tani.

Vorskla Poltava dhe Metalist Kharkiv janë duke u ndeshur për raundin e 22-të të Premier Leagues së Ukrainës, teksa pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin 3-1.

Seferi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 26-të, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Më pas në minutën e 30-të sulmuesi shqiptar pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin për ekipin dhe të tijin personal, por penalltinë e dytë e humbi.

Megjithatë pjesa e parë nuk u mbyll me aq, pasi skuadra e shqiptarit fitoi tjetër penallti, që u ekzekutua  përsëri nga Seferi në minutën e 45’+1, duke realizuar golin e dytë personal.

Ndërsa dy minuta më pas ish-sulmuesi i Tiranës u bë sërish protagonist, duke asistuar Felipe Rodrigues (45’+3) dhe duke e çuar rezultatin në 3-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll