Sport

Çfarë vendosi Disiplina saudite, pas gjestit të turpshëm fyes të Cristiano Ronaldos? Tifozët kërkojnë arrestimin e portugezit...

Cristiano Ronaldo (38 vjeç), ylli i Al-Nassr, u bë personazh i kritikave në Arabinë Saudite pas një gjesti të turpshëm të bërë në fund të ndeshjes me Al-Hilal, duke prekur organet gjenitale kur tifozët po thërrisnin: “Messi, Messi” pas humbjet 0-2.

22 Prill 2023, 09:00 Nga DOSJA

Çfarë vendosi Disiplina saudite, pas gjestit të turpshëm

ARABIA SAUDITE - Portugezi vuri dorën në zonën e tij gjenitale, ndërsa fansat thërrisnin emrin e Lionel Messit, një gjest i papërshtatshëm dhe i dënueshëm gjatë muajit të Ramazanit. 

Një ditë pas momentit të diskutueshëm, fansat filluan të bënin thirrje për dëbimin e futbollistit luzitan nga Arabia Saudite në Twitter. Madje, avokati Nouf Bint Ahmed ka bërë të ditur se ka bërë kallëzim penal kundër Cristiano Ronaldos.

Po çfarë vendosi Komisioni Disiplinor i Federatës Saudit pas gjestit të Cristiano Ronaldos? Duke iu referuar gjestit që bëri CR7, ai vendosi të mos ndërmerrte asnjë masë ndaj tij, sepse “ngjarja u transmetua vetëm në rrjetet sociale, jo në transmetimin zyrtar”, kështu që nuk mund ta ndëshkojë Ronaldon, njofton goli.com.

Një përfaqësues i klubit Al-Nassr ka pohuar se futbollisti portugez nuk ka dashur të bëjë një gjest të vrazhdë dhe se vendosja e duarve është shkaktuar nga dhimbjet që kishte futbollisti në atë zonë.

“Ronaldo kishte një lëndim. Dueli i tij me lojtarin e Al-Hilal, Gustavo Cuellar përfundoi me një goditje në një zonë shumë të ndjeshme. Ky është informacion i konfirmuar. Sa i përket shpjegimeve për tifozët, ata janë të lirë të besojnë atë që duan”,- tha gazetari Muhammed Al-Enezi, pas ndeshjes, pas një diskutimi me drejtuesit e klubit Al-Nassr.

Çfarë vendosi Disiplina saudite, pas gjestit të turpshëm

Sakaq avokati Nouf Bin Ahmed i bën thirrje Ministrisë së Brendshme në Arabinë Saudite që të ndërhyjë dhe të kërkojë arrestimin dhe deportimin e Cristiano Ronaldos.

Konsiderohet si krim veprimi i pandershëm që bëhet në publik dhe është një nga krimet që mbart arrest dhe dëbim nëse kryhet nga një i huaj”,- tha avokati. E gjithë kjo ndërkohë që mijëra arabë shkruan në rrjetet sociale se ndiheshin të ofenduar nga gjesti i bërë nga ylli i Al-Nassr.

Indinjata e sauditëve nuk është shkaktuar vetëm nga vetë gjesti, por sidomos nga periudha në të cilën është bërë, gjatë Ramazanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll