Sport

Piers Morgan kujton Cristiano Ronaldon pas eliminimit të Man.United dhe e quan Ten Hag "kloun" pas humbjes në Sevilje…

Gazetari që bëri intervistën e famshme me yllin portugez, që solli divorcin me “Djajtë e Kuq”, vazhdon të mbështesë Cristiano Ronaldon në dëm të trajnerin holandez

22 Prill 2023, 08:10 Nga DOSJA

Piers Morgan kujton Cristiano Ronaldon pas eliminimit të Man.United dhe e

ANGLI - Piers Morgan, një gazetar britanik që mban një marrëdhënie miqësore me Cristiano Ronaldon, iu drejtua rrjeteve sociale për të komentuar humbjen e Manchester United në Sevilje dhe eliminimin e “Djajve të Kuq” nga çerekfinalet e Europa League.

"Çfarë poshtërimi për Manchester United. Dhe mbani mend... ky kloun Erik Ten Hag mendoi se gjëja më e zgjuar do të ishte të poshtëronte Cristiano Ronaldon dhe ta detyronte të largohej nga klubi...", ka shkruar ai në Twitter.

Piers Morgan kujton Cristiano Ronaldon pas eliminimit të Man.United dhe e

Kujtohet se Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United më 22 nëntor 2022, pasi arriti marrëveshje me klubin anglez për zgjidhjen e kontratës. Para fillimit të vitit të ri, ylli portugez u njoftua si përforcim i Al-Nassr-it saudit, një klub që aktualisht zë vendin e dytë në kampionat, pas Al Ittihad të Nuno Espírito Santos.

Cristiano Ronaldo ka shënuar 11 gola dhe dy asistime në 13 ndeshje të luajtura për klubin e Riadit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll