Sport

Legjenda Thierry Henry e di si Arsenali mund ta fitojë Premier League: "Ata duhet ta heqin qafe atë"...

Arsenali është shumë afër fitimit të titullit të Premier League për herë të parë pas 19 vitesh pritje.

22 Prill 2023, 09:30 Nga DOSJA
Legjenda Thierry Henry e di si Arsenali mund ta fitojë Premier League:

ANGLI - Në këtë moment “Topçinjtë” ndodhet në vendin e parë të renditjes me 75 pikë të grumbulluara, me vetëm 6 ndeshje para përfundimit të sezonit. Në vendin e dytë janë kampionët në fuqi të Manchester Cityt, të cilët kanë 70 pikë, por edhe dy ndeshje më pak.

“Qytetarët” po u fryjnë në shpinë Arsenalit, por Thierry Henry, kampion me “Topçinjtë” në vitin 2004, ka dashur t’u dërgojë një mesazh futbollistëve të trajnerëve Mikel Arteta. Francezi beson se Arsenali duhet të lërë mënjanë emocionet dhe të luajë pa presion në 6 ndeshjet e fundit.

“Nga këndvështrimi i Arsenalit, që në fillim të sezonit kam thënë që titulli nuk fitohet me emocione. Mund të fitosh Kupën, Champions League, ndoshta edhe Kupën e Botës, por në 38 ndeshje nuk duhet kesh emocione. Mund ta ndjesh emocionin që vjen, por mos u trego emocional, ka një ndryshim. 

Qëndroni të qetë, ne jemi akoma përpara Man.City, duhet të largohen ana emocionale e lojës dhe të fokusoheni në atë që duhet të bërë. Ne jemi ende përpara”,- tha Henry, cituar nga goal.com.

Thierry Henry (45 vjeç) nuk hezitoi të përgjigjej kur u pyet se me cilin trajner do të  dëshironte të punonte në karrierën e tij. Legjenda e “Topçinjve” u shpreh: "Mourinho. Sepse do të kisha dashur që ai të më trajnonte ndonjëherë. Ai nuk kishte frikë të hiqte një lojtar nga fusha kur nuk luante. Ndonjëherë më duhej për këtë,"- tha Thierry Henry, për CBS.

Mirëpo, ish-sulmuesi u vu në një situatë “delikate”, në emisionin e organizuar nga CBS Sports, kur u pyet nga Kate Abdo, nëse a do të kishte shkuar ai te rivali i madh i “Topçinjve”, në këtë rast Tottenhami, me një pagë të trefishtë.

Përgjigja e Henrit erdhi shpejt dhe ishte e qartë. "Unë po largohem! Në fakt, nuk po bëj shaka. Jo. Unë pata mundësinë dhe refuzova. Pikërisht siç thatë ju. Unë nuk do të them asgjë," tha Thierry Henry në CBS.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll