Sport

Firminio marrëveshje në heshtje me Barcelonën, firma në fund të sezonit...

Roberto Firmino do të largohet nga Liverpool si një transferim i lirë në verë dhe sipas Daily Mail, ai ka rënë dakord për një marrëveshje me Barcelonën për të nënshkruar me katalamasit në merkaton e verës.

22 Prill 2023, 12:36 Nga DOSJA
Firminio marrëveshje në heshtje me Barcelonën, firma në fund

SPANJE - Roberto Firmino do t'i japë fund periudhës së tij tetëvjeçare te Liverpool në fund të sezonit, pasi kontrata e tij përfundon dhe të dy palët nuk patën dëshirën për ta zgjatur partneritetin e tyre.

Sulmuesi brazilian ka arritur një marrëveshje me Barcelonën për të nënshkruar si lojtar i lirë, sipas një raportimi në Daily Mail, por nuk janë bërë të ditura detaje të tjera si kohëzgjatja e kontratës së tij apo paga e tij.

Firmino në tetë vitet e tij në Anfield ka shënuar 109 gola në 360 paraqitje dhe ka festuar fitimin e një Champions League, një ligë, një Kupë, një Kupë të Ligës dhe një Kupë të Botës për Klube.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll