Sport

“Operacioni fshesa” te Manchester United, 15 lojtarë do të largohen gjatë verës...

Eliminimi nga Sevilla dhe humbja 3-0 në Andaluzi kanë shkaktuar dridhje në Manchester United.

22 Prill 2023, 08:30 Nga DOSJA
“Operacioni fshesa” te Manchester United, 15 lojtarë do të

ANGLI - United pati një nga ndeshjet më të këqija të sezonit, u tërhoq zvarrë nga Sevilla  dhe humbi një objektiv të madh këtë vit. Disa lojtarë kanë treguar se nuk mund të duken konkurrues dhe trajneri, Ten Haag është i vendosur të bëjë shumë ndryshime gjatë verës.

Siç thekson edhe Times, Harry Maguire dhe Anthony Martial janë në rrugëdalje, ndërsa De Gea gjithashtu po shkakton mjaft telashe. Në fund të fundit, mbrojtësi britanik dhe portieri spanjol ishin ndër protagonistët negativë të eliminimit. 

Në një kohë kur situata e ardhshme e pronësisë në United është e paqartë, klubi duhet të vendosë për të ardhmen e Lindelof, Wan-Bissaka, McTominay dhe Fred. Sa i përket Martialit, francezi është problem me paqëndrueshmërinë e tij, pasi nuk mund të ofrojë atë që pritet.
Van de Beek nuk ka arritur të bëjë përshtypje që kur iu bashkua United në vitin 2020, ndërsa Jones dhe Tuanzebe do të lirohen. Në të njëjtën kohë, Williams dhe Elanga ka të ngjarë të shiten. 

Telles, Bailly, Henderson që janë në huazim, do të jetë shumë e vështirë të kthehen në Old Trafford. Ka mundësi që të largohen 15 lojtarë, pasi holandezi kërkon të përmirësojë imazhin, por edhe të mbledhë para për blerje lojtarësh të rinj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll