Bota

Dorëheqja e Raab/ Akuzohet për 'vonesë' të vendimit, Sekretari i Transportit mbron kryeministrin: Sunak ka të drejtë të shqyrtojë gjatë akuzat

Sipas Harper kryeministri britanik po shqyrton një raport të gjatë në akuzat se zëvendësi i tij ka ngacmuar stafin dhe kërkon kohë të majftueshme.

21 Prill 2023, 11:32 Nga f.i
Dorëheqja e Raab/ Akuzohet për 'vonesë' të
Dominic Raab dhe Rishi Sunak

BRITANI E MADHE- Sekretari i Transportit Mark Harper ka mbrojtur kryeministrin, Rishi Sunak pasi u kritikua nga konservatorët e lartë për "vonesë". The guardian raporton se sipas Harper, Sunak ka të drejtën për të vonuar vendimin për raportin e bullizmit të Raab.

Sipas Harper kryeministri britanik po shqyrton një raport të gjatë në akuzat se zëvendësi i tij ka ngacmuar stafin dhe kërkon kohë të majftueshme.

"Gjëja e duhur për kryeministrin është të lexojë raportin për të kuptuar faktet. E gjithë çështja se pse Adam Tolley iu kërkua të bënte hetimin ishte të vërtetonte faktet, të dëgjonte ankesat, të fliste me Dominic Raab dhe me njerëz të tjerë të përfshirë në proces. Është raporti që do të përcaktojë faktet dhe mbi bazën e atyre fakteve ai mund të ecë përpara,”- është shprehur Harper në një deklaratë për mediat.

Kryeministri Rishi Sunak, i cili mori raportin dje ende nuk ka komentuar hetimin prej pesë muajsh mbi pretendimet e zbuluara se Raab ka ngacmuar stafin.

dominic raab

Sondazh

Poll