Bota

Dominic Raab jep dorëheqjen si zëvendëskryeministër: I detyruar të pranoj rezultatin e hetimit

Në letrën e tij të dorëheqjes, Raab thotë se ai ndihet "i detyruar të pranojë rezultatin e hetimit", por ai kundërshtoi gjetjet, duke i quajtur ato "të meta"

21 Prill 2023, 11:11 Nga f.i
Dominic Raab jep dorëheqjen si zëvendëskryeministër: I
Dominic Raab

BIRITANI E MADHE- Zëvendëskryeministri Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen nga qeveria pasi një raport që hetonte akuzat e ngritura ndaj tij për ngacmim. BBC raporton se Raab me anë të një postimi në Twitter ka bërë publike dorëheqjen e tij.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Raab thotë se ai ndihet "i detyruar të pranojë rezultatin e hetimit", por gjithashtu ai kundërshtoi gjetjet, duke i quajtur ato "të meta" dhe duke pretenduar se "krijojnë një precedent të rrezikshëm për sjelljen e një qeverisjeje të mirë".

'Hetimi do të ketë një efekt drithërues mbi ata që nxisin ndryshime në emër të qeverisë tuaj dhe në fund të fundit të popullit britanik."- shkruan Rabb.

Akuzat në lidhje me Rabb u shfaqën në nëntor, me akuzat e ngritura nga ish-stafi që pretendonte se ai krijoi një "kulturë frike" në departamentet e tyre. Rabb i mohoi akuzat dhe kërkoi një hetim për veten e tij pas dy ankesave zyrtare. Me kalimin e javëve, më shumë akuza dolën në dritë, me një raport që sugjeronte se ishin bërë deri në 24 ankesa.

dominic rabb

Sondazh

Poll