Bota

SUDAN/ Sulmet vazhdojnë, pavarësisht thirrjeve për një armëpushim 72-orësh për Fitër Bajram

Deri tani pas gati një jave luftimesh të ashpra në gjithë Sudanin kanë humbur jetën më shumë se 330 njerëz dhe më shumë se 3000 njerëz janë plagosur. Vazhdimi i sulmeve ka shtyrë mijëra banorë të largohen nga vendi.

21 Prill 2023, 09:52 Nga f.i
SUDAN/ Sulmet vazhdojnë, pavarësisht thirrjeve për një
Sudan

SUDAN- Pavarësisht kërkesës për një armëpushim 72-orësh, sulmet në Sudan kanë vazhduar edhe sot në ditën e Fitër Bajramit. CNN raporton se shpërthime dhe zjarre tronditën Khartum në orët e para të ditës së sotme.

Lutjet për një armëpushim janë bërë më urgjente ditët e fundit ndërsa numri i të vdekurve rritet. Shumica e spitaleve në kryeqytetin Khartoum janë jashtë funksionit, ku shumë prej tyre janë sulmuar. Banorët kanë mbetur të bllokuar në shtëpi dhe në strehimore pa ushqim dhe ujë, të rrethuar nga kërcënimi i armëve dhe artilerisë jashtë.

Deri tani pas gati një jave luftimesh të ashpra në gjithë Sudanin kanë humbur jetën më shumë se 330 njerëz dhe më shumë se 3000 njerëz janë plagosur. Vazhdimi i sulmeve ka shtyrë mijëra banorë të largohen nga vendi.

Luftimet shpërthyen në Sudan të shtunën, duke vrarë të paktën 330 njerëz dhe duke prishur një plan të mbështetur ndërkombëtarisht për një tranzicion në demokracinë civile në vend. Fuqitë e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë bë rë thirrje të vazhdueshme për një armëpushim midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake mes shqetësimeve për situatën gjithnjë e më të rëndë humanitare. 

sulmet ne sudan

Sondazh

Poll