Bota

Mbaron 'epoka e shenjës blu' në Twitter! Papa, Kim Kardashian dhe Beyonce humbasin verifikimin

Shenjën e verifikimit e kanë humbur: Kim Kardashian, Beyoncé, Bill Gates, Donald Trump, madje edhe themeluesi i rrjetit social, Jack Dorsey.

21 Prill 2023, 09:56 Nga A.B
Mbaron 'epoka e shenjës blu' në Twitter! Papa, Kim
Papa

SHBA- Twitter ka filluar heqjen e verifikimit blu që shfaqet në llogaritë për përdoruesit që nuk janë abonuar në shërbimin me pagesë 84 dollarë në vit për ta mbajtur atë.

Papa Françesku, Kim Kardashian, Beyoncé, Bill Gates, Donald Trump, madje edhe Jack Dorsey, themeluesi i Twitter-it e ka humbur verifikimin blu. 

Në botën fetare, përveç Papa Bergoglios, verifikimin e kanë humbur edhe patriarku i Moskës Kirill dhe lideri suprem iranian Khamenei. 

Edhe ish-Presidenti Donald Trump, i ripranuar në rrjetin social, nuk ka më një llogari të verifikuar dhe figura të tjera të njohura si Beyonce, Bill Gates dhe Kim Kardashian e kanë humbur gjithashtu. Vajza e Donald Trump, Ivanka, e ka ende çekun blu.

Që nga krijimi i tij në vitin 2009, verifikimiblu është bërë një element nënshkrimi që e ka ndihmuar platformën të bëhet një forum i besuar për gazetarët dhe aktivistët. Por pronari i ri i mediave sociale shpjegoi se metoda e re e kontrollit blu me pagesë do të ndihmojë në demaskimin e profileve të rreme.

"Ju mund të krijoni lehtësisht 10,000 ose 100,000 llogari të rreme në Twitter duke përdorur vetëm një kompjuter në shtëpi dhe inteligjencë artificiale," shpjegoi ai./Dosja.al

kim kardashian twitter

Sondazh

Poll