Bota

Çfarë zbuloi vetëvrasja e Moonbin? Presioni vrastar mbi yjet e K-pop nuk përballohet, pse gjykojnë kaq shumë koreano-jugorët

Por rasti i tij është i fundit në një varg vdekjesh të papritura të të rinjve të famshëm që kanë goditur industrinë e argëtimit të Koresë së Jugut.

21 Prill 2023, 09:45 Nga k.m.
Çfarë zbuloi vetëvrasja e Moonbin? Presioni vrastar mbi yjet e
Moonbin

SEUL- Vdekja e yllit të K-pop-it, Moonbin ka tronditur fansat në mbarë botën - duke theksuar edhe njëherë presionin që përjetojnë këngëtarët e aktorët në Korenë e Jugut, të cilët gjithashtu cilësohen si "idols". Anëtari 25-vjeçar i grupit të djemve Astro, ishte këngëtar, aktor dhe model. Ndërsa shkaku i saktë i vdekjes është ende duke u hetuar, Policia raportoi paraprakisht se Moonbin ka marrë jetën e tij.

Por rasti i tij është i fundit në një varg vdekjesh të papritura të të rinjve të famshëm që kanë goditur industrinë e argëtimit të Koresë së Jugut. Jung Chae-yull, një aktore 26-vjeçare, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në fillim të këtij muaji. Aktorja Yoo Joo-eun vdiq në moshën 27-vjeçare në gusht të vitit të kaluar. Sulli, ish-anëtare e grupit të vajzave f(x), vdiq në vitin 2019 në moshën 25-vjeçare pas një beteje të gjatë me bullizmin në internet. Dhe shoqja e saj e ngushtë Goo Hara, gjithashtu një yll i K-pop-it, u gjet e vdekur në shtëpi një muaj më vonë.

Rruga e vështirë për të qenë një yll i K-pop-it

E njohur për kulturën e saj hiper-konkurruese, Koreja e Jugut ka gjithashtu shkallën më të lartë të vetëvrasjeve të të rinjve në mesin e vendeve të zhvilluara. Ndërsa shkalla e përgjithshme e vetëvrasjeve po bie, vdekjet e atyre në të 20-at e tyre sa vjen edhe shtohen. Dhe të qenit një personazh i famshëm në Korenë e Jugut përkthehet në faktin që ata kanë presion më të lartë sesa yjet e popit në Amerikën e Veriut ose Evropë, sipas Rob Schëartz. Konkurrenca është e ashpër që në fillim. Argëtimi është një zgjedhje shumë e njohur karriere për të rinjtë koreanë. Një sondazh i bërë nga Ministria e Arsimit të Koresë së Jugut në vitin 2021 tregoi se aktorët, modelet dhe këngëtarët ishin ndër 10 punët e ëndrrave për nxënësit e shkollave fillore.

Për të qenë një yll i K-pop-it, shumica e njerëzve duhet të kalojnë një periudhë rraskapitëse trajnimi, që do të thotë se ata do të humbasin kryesisht lidhjet me miqtë dhe bashkëmoshatarët e tyre, dhe ky proces mund të zgjasë me vite. Madje mund të mos finalizohet kurrë.

Në rastin e Moonbin, pavarësisht se kishte qenë tashmë një aktor që fëmijë në serialin dramatik korean, "Boys Over Flowers", në moshën 11-vjeçare, ai ende kishte nevojë të stërvitej edhe për 8 vite të tjera derisa debutoi si këngëtar. Motra e tij, Moon Sua, gjithashtu këngëtare K-pop-i me grupin e vajzave Billlie, u trajnua për 12 vite. 

Pas raundeve të shumta intensive të përzgjedhjes, vetëm një numër i vogël kursantësh arrijnë të dalin në skenë. Dhe ajo që i pret është një industri që tashmë është e mbushur me yje. Kontrolli nga agjencitë e të famshmëve dhe kultura e fansave janë dy kontribuesit kryesorë në stresin masiv me të cilin përballen yjet koreane. 

“Yjet e K-pop-it kanë më shumë kontroll, në kuptimin që nuk janë aq të kontrolluar. Gjërat kanë ndryshuar, nuk do të thoja domosdoshmërisht se u bënë më mirë,”- thotë Rob Schwartz, korrespondent në Azi për Billboard Magazine.

Entuziazmi nga fansat, i përforcuar nga mediat sociale jashtëzakonisht aktive, ndonjëherë mund të jetë një thikë me dy tehe.

“Ata i kushtojnë vëmendje çdo lëvizjeje, komentojnë flokët e tyre. Është çmenduri sesi i kanë këta djem nën mikroskop”.

Drejtimi i makinës në gjendje të dehur, që zakonisht konsiderohet si një nga shkeljet më të këqija që një personazh publik mund të kryejë në Korenë e Jugut, mund të ta fundosë karrierën. Aktorja e njohur Kim Sae-ron, 22 vjeçe, u përball me reagime të mëdha nga publiku pasi përplasi makinën e saj teksa ngiste në gjendje të dehur.

"Koreja ka një standard moral shumë të rreptë për të famshmit në krahasim me vendet e tjera,"- thotë kritiku korean i kulturës pop Ha Jae-kun.

Në një intervistë me BBC Korean në vitin 2017, ylli i repit Sëings, i cili vetë është diagnostikuar me çrregullime të shumta mendore, zbuloi barrën që kanë mbi shpinë. 

“Është si të ecësh lakuriq,”- tha ai.

Industria është e vetëdijshme për tendosjen në shëndetin mendor të yjeve të tyre, ndaj dhe disa idhuj marrin pushime të gjata për arsye të mirëqënies së tyre mendore. Jeongyeon, anëtare e grupit të vajzave Tëice, ka marrë katër raunde pushimesh që nga viti 2020 për shkak të problemeve të shëndetit mendor dhe një dëmtimi në qafë. Ajo u rikthye muajin e kaluar. Moonbin gjithashtu mori një pauzë në vitin 2019 dhe 2020, duke përmendur arsye shëndetësore.

Naver, motori më i madh i kërkimit në Korenë e Jugut, mbylli seksionin e komenteve nën lajmet argëtuese në vitin 2020, duke bërë me dije se ky seksion ishte bërë shumë toksik./BBC

moonbin

Sondazh

Poll