Bota

Po falnin Namazin/ Shemben nga pesha shkallët e xhamisë, 5 të plagosur në Itali

Mësohet se brenda ndërtesës, e cila funksionon si një xhami e vogël, ishin të pranishëm më shumë se një mijë besimtarë.

21 Prill 2023, 10:56 Nga f.i
Po falnin Namazin/ Shemben nga pesha shkallët e xhamisë, 5 të
Xhamia ne Vicenza

ITALI- Pesë persona janë plagosur pasi janë shembur shkallët në një xhami në Vicenza. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta pasi besimtarët kishin falur Namazin e Fiter Bajramit.

Një prej besimtarëve ka mbetur i bllokuar mes llamarinave por më pas është liruar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, të cilët kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje me autoambulanca.

Sipas hetimeve të para, shkalla e brendshme mendohet të jetë shembur nga pesha e njerëzve. Mësohet se brenda ndërtesës, e cila funksionon si një xhami e vogël, ishin të pranishëm më shumë se një mijë besimtarë.

namazi i fitër bajramit 5 persona plagosen ne itali

Sondazh

Poll