Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Vuçiç: Ditë e vështirë për popullin serb, do të jetë turpi i Europës

Vuçiç deklaroi se dita e diela e 23 prillit, kur do të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe ditë e vështirë për popullin serb.

21 Prill 2023, 10:26 Nga f.i
Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Vuçiç: Ditë e
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se dita e diela e 23 prillit, kur do të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe ditë e vështirë për popullin serb. Ndër të tjera Vuçiç u shpreh për mediat vendase, se kjo ditë do të jetë turpi i botës për Evropën dhe QUINT-in.

“Të dielën në veri të Kosovës do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe një ditë e vështirë për popullin serb, ditë në të cilën zyrtarisht do të shënohet turpi i Evropës dhe i botës për atë që organizuan. Ne kemi dhjetë vjet që marrim pjesë në zgjedhje dhe ju nuk e keni formuar Asociacionin. Do të jem shumë i hapur, ky është një turp për vendet e Quintpit. Do të bëjnë zgjedhje dhe do t’i pranojnë…"-u shpreh Vuçiç.

Presidenti i Serbisë njoftoi se nuk ka më asnjë kandidat serb në asnjërën nga komunat në veri, pasi Jabllanoviç hoqi dorë nga pjesëmarrja sot në zgjedhje.

"Janë kandidatët e Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, të cilët do të tërheqin votuesit që të arrijnë diku mbi katër për qind. Turp për të gjithë ata, gjithë Quinta, gjithë ata gënjeshtarë! – theksoi Vuçiç.

zgjedhjet ne veri te kosoves aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll