Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, viktima u mbajt nën vëzhgim 1 javë nga autori

Burime për Dosja.al nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë një ditë para ngjarjes, shihet një person me të njëjtën veshje si ditën e krimit, i cili qëndron për disa minuta përreth ambienteve të kompleksit "Coral" në pronësi të 50-vjeçarit Nikulaj.

21 Prill 2023, 11:53 Nga k.m.
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, viktima u mbajt
Ardian Nikulaj

LEZHË- Biznesmeni dhe politikani që u vra në Lezhë, Ardian Nikulaj është mbajtur në vëzhgim prej të paktën 1 javë resht nga vrasësit e tij. Për një javë ata kanë analizuar çdo lëvizje dhe çdo person që hynte e dilte, duke mësuar zakonet e përditshme të biznesmenit. Burime për Dosja.al nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë një ditë para ngjarjes, shihet një person me të njëjtën veshje si ditën e krimit, i cili qëndron për disa minuta përreth ambienteve të kompleksit "Coral" në pronësi të 50-vjeçarit Nikulaj.

Por për shkak të skafandrës që mban në kokë identifikimi i tij është i pamundur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë e njëjti person që ka kryer krimin. Dy ditë më parë, ekzekutimi u bë në disa minuta, më pak se 13 sekonda, ku në drejtim të biznesmenit u qëlluan 7 plumba, por fatalin e mori në ballë. Pasi ka kryer ekzekutimin, autori rezulton të jetë larguar sërish me motorin e tij me targa angleze, e është ndjekur nga kamerat deri në fshatin Kakarriq. Nga ai moment e tutje nuk është parë më, për shkak se zona nuk ka kamera sigurie. 

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës sapo kishte hyre dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë rreth orës 13:30 në 19 prill.

Autori mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, opasi kryen vrasjen me pistoletë në një distancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim./Dosja.al

vritet ardian nikulaj ardian nikulaj

Sondazh

Poll