Bota

Zelenskyy kërkoi antarësimin e Ukrainës në NATO, Pistorius: Nuk është koha e duhur

Sipas Pistorius nuk është koha e duhur për të marrë vendime të momentit dhe për antarësimin e Ukrainës në NATO Aleatët duhet të mendojnë gjatë se çfarë do t'i ofrojnë saktësisht dhe zyrtarisht Kievit.

21 Prill 2023, 09:24 Nga f.i
Zelenskyy kërkoi antarësimin e Ukrainës në NATO, Pistorius:
Boris Pistorius

GJERMANI- Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, njoftoi të enjte se nuk është koha e duhur që aleatët e NATO-s të vendosin për pranimin e Ukrainës në aleancën ushtarake. Deklarata e Pistorius vjen pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje NATO-s që vendi i tij t'i bashkohet aleancës, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas Pistorius nuk është koha e duhur për të marrë vendime të momentit dhe për antarësimin e Ukrainës në NATO Aleatët duhet të mendojnë gjatë se çfarë do t'i ofrojnë saktësisht dhe zyrtarisht Kievit.

"Dera është e hapur por tani nuk është koha për të vendosur. Vendimet duhet të merren me gjakftohtësi, jo në vapën e momentit,"- tha Boris Pistorius.

Ndërkohë gjatë vizitës të papritur të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ditën e djeshme ai i premtoi Ukrainës mbështetje të mëtejshme në përpjekjen e saj për t'u bashkuar me aleancën. Por ka mosmarrëveshje në aleancë nëse do të ofrohet menjëherë anëtarësimi në NATO, veçanërisht në samitin e ardhshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në korrik në Vilnius.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll