Bota

FOTOT- Tani mund të blini një ishull privat të pabanuar në brigjet skoceze për 150,000 £, por ka një 'kleçkë'

Gjiri i Flotës së Skocisë, afër Kirkcudbright në Dumfries dhe Galloëay, është gjithashtu shtëpia e disa kolonive të mëdha të shpendëve të detit.

21 Prill 2023, 09:41 Nga k.m.
FOTOT- Tani mund të blini një ishull privat të pabanuar në
Ishulli

BRITANI E MADHE- Një ishull i pabanuar është në shitje për 150,000 £. Barlocco, 25 hektarë në madhësi, përshkruhet si ideal për peshkatarët, vëzhguesit e shpendëve dhe adhuruesit e sporteve ujore.

Sipas mediave të huaja, gjiri i Flotës së Skocisë, afër Kirkcudbright në Dumfries dhe Galloëay, është gjithashtu shtëpia e disa kolonive të mëdha të shpendëve të detit.

Qasja në ishullin privat bëhet me varkë, por e vetmja e keqe është se nuk ka ndërtesa dhe pak shanse për leje ndërtimi në të.

Si mendoni, ia vlen që ta blini?

skoci

Sondazh

Poll