Bota

Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse sulmojnë pas 25 ditësh Kievin, rrëzohen 8 dronë

Forcat ushtarake ukrainase kanë arritur të rrëzojnë 8 dronë rusë të përdorur gjatë sulmit.

21 Prill 2023, 08:34 Nga f.i

Lufta në Ukrainë/ Forcat ruse sulmojnë pas 25 ditësh Kievin,

UKRAINË- Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi pas 25 ditësh pushim ka pësuar një tjetër sulm ajror nga forcat ruse. Mediat e huaja raportojnë se sulmi në Kiev ka ndodhur gjatë natës, por fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Forcat ushtarake ukrainase kanë arritur të rrëzojnë 8 dronë rusë të përdorur gjatë sulmit.

'Sipas informacioneve paraprake, forcat ruse ndoshta kanë përdorur një grup të ri të dronëve iranianë Shahed. Gjatë afrimit në kryeqytet janë zbuluar dhe rrëzuar rreth 8 dronë dhe nuk ka viktima apo dëme në kryeqytet',- tha shefi i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko.

 

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll