Bota

GJETJE- Një grua ruse “veshi” macen e saj si foshnjë për të kontrabanduar drogë

Gruaja ruse e kishte futur macen në një thes gjumi

21 Prill 2023, 08:08 Nga A.B
GJETJE- Një grua ruse “veshi” macen e saj si foshnjë
Macja

RUSI- Një nga mënyrat më të çuditshme për të fshehur drogën u bë nga një grua në Rusi, e cila “e veshi” macen e saj si foshnjë. Në videon e publikuar pasi gruaja u soll në stacionin e policisë së qytetit të Nizhny Tagil, oficerët shihen duke zhveshur një "foshnje" në një thes gjumi.

Megjithatë, në vend të një foshnjeje brenda qeses së gjumit ishte një mace.

Shikoni videon

Gruaja është parë më herët duke ecur në një karrocë me “foshnjën” në të dhe ende nuk është e qartë nëse policia do ta arrestojë.

Siç shihet edhe në video, gruaja ruse e kishte veshur macen me rroba normale për bebe, duke përfshirë pelena dhe këpucë. Policia gjeti në pakon me rroba me 170 gram metilefedrinë, drogë të cilën rusja synonte ta shiste./Dosja.al

GJETJE- Një grua ruse “veshi” macen e saj si foshnjë

droge ne rusi

Sondazh

Poll