Sport

Allegri i kënaqur për kualifikimin: “Ta harrojmë Europën t'i kthehemi kampionatit!”

"Rrenditja na kushtëzoi pak, tani po shkojmë drejt kampionatit ku kemi humbur tre nga katër ndeshjet e fundit dhe do të duhet të kthehemi në rrugën e duhur për të konfirmuar veten në katër vendet e para”.

21 Prill 2023, 07:17 Nga DOSJA
Allegri i kënaqur për kualifikimin: “Ta harrojmë

ITALI - Pas barazimit me Sportingun dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Europa League, Massimiliano Allegri është shprehur i kënaqur. "Ishte një ditë e mirë, veçanërisht për raundin tjetër - shpjegoi trajneri i Juventusit -. Në fund vuajtëm, edhe pse luajtëm një ndeshje të mirë sidomos në pjesën e dytë". “Ne duhej të bënim më mirë në fazën e finalizimit, por unë do të thoja që djemtë performuan mirë edhe nëse do të ishim pak me fat në fund ”, shtoi ai. 

Ne e sollëm në shtëpi këtë rezultat të mirë, por tani duhet ta lëmë mënjanë Ligën e Evropës për dy javë dhe të zhytemi në kampionat - vazhdoi Allegri -. Në katër ndeshjet e fundit ne kemi humbur tre, tani duhet të marrim dhe konfirmojmë veten në katër vendet e para të klasifikimit”. 

Golin kualifikues e shënoi Rabiot. “Ai ka cilësi të shkëlqyera, është përmirësuar në driblim, por ndonjëherë nuk gjuan kur është afër zonës – shpjegoi Allegri për francezin, që shënoi golin e 11-të të sezonit – por ai është një lojtar i rëndësishëm dhe i jashtëzakonshëm”.

Në gjysmëfinale Juve do të gjejë Sevillan dhe jo Manchester United, të mposhtur 3-0 në Spanjë. "Sinqerisht e prisja Sevillan, sepse në çdo rast ata janë një ekip i vështirë për tu mundur, që luajnë mirë dhe driblojnë - përfundoi trajneri i Juventusit -. Ata kanë fituar shumë herë Europa League. Shenjat pas ndeshjes së fundit tashmë ishin në favor të tyre, çdo gjë mund të ndodhë në futboll”.

Së fundi, një shaka edhe për vendimin që lidhet me -15: "Renditja na kushtëzoi pak, tani po shkojmë drejt kampionatit ku kemi humbur tre nga katër ndeshjet e fundit dhe do të duhet të kthehemi në rrugën e duhur për të konfirmuar veten në katër vendet e para”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll