Sport

VIDEO/ Leo Messi viziton Disneylandin i maskuar, por vizitorët e njohën... Atëherë nuk munguan fotot dhe autografet

Lionel Messi dhe familja e tij kanë vizituar Disneyland-in në Paris dhe pavarësisht përpjekjeve të argjentinasit, nuk kanë arritur të kalojnë pa u vënë re.

20 Prill 2023, 17:21 Nga DOSJA

VIDEO/ Leo Messi viziton Disneylandin i maskuar, por vizitorët e

FRANCE - Leo Messi e kaloi ditën e tij të pushimit dhënë nga Paris Saint-Germain me familjen e tij. Superylli argjentinas shkoi me tre fëmijët e tij dhe gruan e tij, Antonela, në Disneyland, në Paris për disa momente relaksi. 

Ata shoqëroheshin edhe nga bashkëshortja e mikut të ngushtë të “Leos”, Cesc Fabregas, Daniela Seman dhe fëmijët e tyre.

‘Pleshti’ kishte veshur një kapuç dhe mbante një maskë në fytyrë, por edhe kështu nuk arriti të kalonte pa u vënë re. Kuptohet, sapo pjesa tjetër e vizitorëve të Disneyland  kuptuan se mes tyre ishte edhe kapiteni i Argjentinës... ata e rrethuan për foto dhe autografe.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll