Sport

Juventusi në festë, “Zonjës së Vjetër” i kthehen 15 pikët, tani bardhezinjtë ngjiten në vendin e 3-të në Serie A...

Anulohet sanksioni: Juventusi rikuperon 15 pikët e çështjes së fitimeve kapitale. Klubi torinez apeloi sanksionin e marrë më 20 janar, në Kolegjin e Garancisë CONI, i cili pranoi kërkesën e tyre pjesërisht.

20 Prill 2023, 19:05 Nga DOSJA

Juventusi në festë, “Zonjës së Vjetër” i

ITALI - Gazeta italiane Gazzetta dello Sport raporton se ankesa e Juventusit u pranua pjesërisht nga këshilli sportiv i CONI, i cili i kërkoi Gjykatës së Apelit të federatës (FIGC) të rivlerësonte dënimin prej 15 pikësh të vendosur ndaj Juventusit.

Ndërkohë, në pritje të një vendimi të ri që pritet muajin e ardhshëm, Juventusi do të marrë 15 pikët e zbritura dhe skuadra e Massimiliano Allegrit tani ngjitet në vendin e tretë në renditje, duke u ngjitur në kuotën e 59 pikëve nga 44 që ka tani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Gazzetta dello Sport (@gazzettadellosport)

Juventusi ishte dënuar më 20 janar. Fillimisht u kërkua zbritje prej 9 pikësh, por vendimi në fund arriti në 15. “Kërkojmë që të anulohet dënimi prej -15 pikësh. Është plot gabime”,- thanë avokatët mbrojtës dje për Juventus. 

Në Itali spekulohet se muajin e ardhshëm mund të vijë një tjetër dënim për Juventusin, por mjaft i reduktuar. Ndërkohë, ankesat e Andrea Agnelli, Fabio Paratici dhe Federico Cerubini u refuzuan. Sakaq u pranua ankesa e Pavel Nedved, Paolo Garimberti dhe Enrico Vellano, qëndrime që u bënë vendimtare sipas Kolegjit për ripërcaktimin e sanksionit nga gjykata e FIGC.

Ja se si është tani renditja e kampionatit italian në Seria A:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Gazzetta dello Sport (@gazzettadellosport)

Sondazh

Poll