Sport

16 autobusë me 850 tifozë zviceranë ndalen në kufi, nuk lejohen të futen në Francë...

Shumë tifozëve zviceranë iu desh të ktheheshin në kufirin franko-italian, pas ndalimit të tyre për në çerekfinalen Nice-Basel të Conference League. Ata kishin bërë ankim kundër dekretit ministror francez.

20 Prill 2023, 21:06 Nga DOSJA
16 autobusë me 850 tifozë zviceranë ndalen në kufi, nuk

FRANCE - Qindra tifozë të Bazelit u përpoqën të bënin udhëtimin në Côte d'Azur, për çerekfinalen e Conference League, midis Nice dhe Baselit këtë të enjte (21:00). Një dekret ministror ishte komunikuar të martën, duke treguar ndalimin e udhëtimit për zviceranët. 

Klubet e tifozëve të FC Basel apeluan kundër këtij dekreti, për të patur mundësi të ndjekin ndeshjen, pavarësisht gjithçkaje. Ata prisnin rreth orës 10 të mëngjesit në Ventimiglia të Italisë. Kur u njoftua refuzimi i ankesës, shumë prej tyre bënë udhëtimin e kundërt në Zvicër.

Në urdhrin për rrëzimin e apelit, gjyqtari në dhomat e Këshillit të Shtetit kujton sjelljen e dhunshme të kohëve të fundit nga ana e disa tifozëve radikalë të të dy kampeve. Ai kujton ngjarjet e Troyes, Monakos, Rennes ose Këlnit për tifozët e OGCN. 

Nga ana e Baselit, incidente ndodhën në mars 2022, kundër OM, në Vélodrome. Gjyqtari, megjithatë, pranoi se “nuk ka armiqësi të veçantë mes tifozëve të dy klubeve, as rivalitet historik mes këtyre klubeve,” megjithatë dekreti ministror mbeti në fuqi.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll