Sport

Laporte i del të keqes përpara! Takohet me presidentin Ceferin për ‘rastin Negreira’, frikë nga ndonjë sanksion i UEFA-s...

Presidenti i Barcelonës kërkon që UEFA të presë që një gjyqtar të vendosë për këtë çështje, ndaj të presë dhe të mos marrë asnjë masë disiplinore

20 Prill 2023, 20:31 Nga DOSJA

Laporte i del të keqes përpara! Takohet me presidentin Ceferin

SLLOVENI - Joan Laporta ka udhëtuar për në Slloveni këtë të enjte për t'u takuar me presidentin e UEFA-s Aleksander Ceferin. Takimi është pritur nga Joan Fontes dhe është konfirmuar nga kjo gazetë. Presidenti i katalanasve donte t’i shpjegonte ‘tet-a-tet’ të gjithë 'rastin Negreira' dhe situatën e Barcelonës kreut të futbollit europian.

Shpjegimet kanë qenë në linjat në të cilat Laporta është shfaqur ditët e fundit. Ai hedh poshtë çdo akuzë për blerje ndeshjesh, ndërsa pret një vendim gjykate për destinacionin përfundimtar të parave që klubi i Barcelonës u ka paguar kompanive të Enríquez Negreira, djalit të tij dhe Josep Contreras.

Për Laportën, afrimi me UEFA-n është shumë i rëndësishëm. Ai ka frikë se mund të prodhohet një sanksion, pasi ky organ nuk ka nevojë për një vendim gjyqësor për të marrë sanksione sportive. Presidenti i Barcelonës kërkon që UEFA të presë që një gjyqtar të vendosë për këtë çështje dhe ndërkohë të mos marrë asnjë masë disiplinore.

Laporte i del të keqes përpara! Takohet me presidentin Ceferin

Prandaj, Laporta ka udhëtuar për t'u takuar personalisht me Ceferin. Njësoj siç ishte këtë të mërkurë në Asamblenë e La Liga-s për t'i shpjeguar 'rastin Negreira' për pjesën tjetër të klubeve. Disa shpjegime që nuk bindën askënd. 

Megjithatë, për mjedisin e Barcelonës është shumë e rëndësishme që të rivendosen marrëdhëniet me UEFA-n, të cilat janë përkeqësuar që kur Barcelona mbështeti projektin e Superligës, për të shmangur sanksionet sportive.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll