Bota

Majori ukrainas: Jemi gati për kundërsulm ndaj forcave ruse

Një major ukrainas tha se një kundërofensivë masive kundër forcave ruse në vijën e frontit të vendosur në pjesën lindore të vendit, mund të fillojë në çdo moment.

20 Prill 2023, 16:00 Nga a.l
Majori ukrainas: Jemi gati për kundërsulm ndaj forcave ruse
Ushtria ukrainase

UKRAINË- Një major ukrainas tha se një kundërofensivë masive kundër forcave ruse në vijën e frontit të vendosur në pjesën lindore të vendit, mund të fillojë në çdo moment.

"Ne jemi të gjithë gati, por ka një urdhër, ka një shef shtabi që planifikon operacionin. Ne u besojmë urdhrave të tyre. Mund të ketë një sulm të papritur. Mos harroni se si e çliruam Khersonin. Askush nuk e dinte dhe gjithçka ndodhi shpejt, por na u deshën rreth tetë muaj për të arritur në këtë pikë. Lufta jonë do të vazhdojë derisa të çlirojmë tokat tona," tha Andre, i cili nuk deshi të jepte emrin e tij të vërtetë.

Vendimi për kohën dhe vendin e kundërofensivës do të merret nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, tha Andre, duke vënë në dukje se përleshjet intensive me forcat ruse në rajonin e Donetskut kanë vijuar, shkruajnë mediat e huaja. Andre gjithashtu dha detaje rreth rolit të tij në front dhe tha se aktualisht shërben si major në Brigadën e 59-të dhe më parë ka shërbyer në rajonin Kherson. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll