Bota

Starship i SpaceX niset drejtë hapësirës, shpërthen në ajër, SpaceX: Test i suksesshëm

Starship shpërtheu disa minuta pas fluturimit, por inxhinierët ende e klasifikojnë nisjen si një sukses dhe thonë se do të shqyrtojnë të dhënat e mbledhura ndërsa punojnë drejt testit të ardhshëm.

20 Prill 2023, 15:52 Nga I.A
Starship i SpaceX niset drejtë hapësirës, shpërthen në
Raketa

SHBA- Raketa Starship e SpaceX është nisur ditën e sotme për në hapësirë. Me një lartësi prej 120 metrash, raketa ka gati dy fishin e shpejtësisë të çdo rakete tjetër të prodhuar në histori. Por pas disa minutash raketa më e fuqishme hapësinore e ndërtuar ndonjëherë, shpërtheu në ajër. Raketa me 33 motor të fuqishëm në këtë test ishte pa pilot. 

Pas shpërthimit të raketës, SpaceX e ka cilësuar këtë si një test të suksesshëm. Starship shpërtheu disa minuta pas fluturimit, por inxhinierët ende e klasifikojnë nisjen si një sukses dhe thonë se do të shqyrtojnë të dhënat e mbledhura ndërsa punojnë drejt testit të ardhshëm.

“Me një test si ky, suksesi vjen nga ajo që mësojmë dhe testi i sotëm do të na ndihmojë të përmirësojmë besueshmërinë e Starship pasi SpaceX kërkon ta bëjë jetën shumëplanetare”, tha SpaceX.

spacex starship

Sondazh

Poll