Bota

Të pakënaqur me pagat/ Punonjësit e aeroportit 'Heathrow' planifikojnë grevë në ditën e kurorëzimit të mbretit Charles

Punonjësit e aeroportit do të bëjnë grevë edhe në ditën e vërtetë të kurorëzimit më 6 maj.

20 Prill 2023, 15:53 Nga a.l
Të pakënaqur me pagat/ Punonjësit e aeroportit
Aeroporti Heathroë

BRITANI- Punonjësit e aeroportit në Britani 'Heathrow' kanë planifikuar të dalin në grevë ditën e kurorëzimit të mbretit Charles, pasi janë të pakënaqur me pagat dhe nuk po merret asnjë vendim për rritjen e tyre. 

Greva do të mbahet në datat 4, 5, 9, 10, 25, 26 dhe 27 maj ku pritet të ketë vonesa për udhëtarët që vizitojnë Londrën për kurorëzimin e mbretit Charles. Punonjësit e aeroportit do të bëjnë grevë edhe në ditën e vërtetë të kurorëzimit më 6 maj, shkruan Skynews.  

Ky raund i rii grevave mund të sjellë gjithashtu telashe për mijëra personalitete të huaja dhe mysafirë që mbërrijnë për kurorëzimin. Mbi 2,000 personalitete, liderë dhe mbretër të ftuar ndërkombëtarë do të marrin pjesë në ceremonitë zyrtare të kurorëzimit më 6 maj.

aeroporti heathrow

Sondazh

Poll