Bota

'Gruaja shtatzënë, shtrirë në barrelë'/ FOTOJA e shkrepur nga lufta në Mariupol fiton çmimin “Fotografia e Vitit të Shtypit Botëror”

32-vjeçarja Iryna Kalinina ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjysmë ore pasi solli në jetë trupin e pajetë të foshnjës së saj të quajtur Miron.

20 Prill 2023, 13:13 Nga a.l

 

'Gruaja shtatzënë, shtrirë në barrelë'/
FOTOJA e shkrepur nga lufta në Mariupol fiton çmimin “Fotografia e Vitit të Shtypit Botëror”

 

UKRAINË- Fotografi i Associated Press, Evgeniy Maloletka fitoi çmimin 'ëorld Press Photo of the Year' për imazhin e tij rrëqethës të punonjësve të urgjencës që mbanin një grua shtatzënë nëpër terrenet e shkatërruara të një materniteti në qytetin ukrainas të Mariupol, në pasojat kaotike të një sulmi rus. 

Imazhi i fotografit ukrainas më 9 mars 2022, i gruas së plagosur, me dorën e majtë në barkun e përgjakur, dëshmon më së miri momentet tronditëse të sulmeve të pamëshirshme ruse. 32-vjeçarja Iryna Kalinina ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjysmë ore pasi solli në jetë trupin e pajetë të foshnjës së saj të quajtur Miron, shkruajnë mediat e huaja. 

“Për mua është një moment që gjatë gjithë kohës dua ta harroj, por nuk mundem. Historia do të mbetet gjithmonë me mua”, tha Maloletka në një intervistë para njoftimit. 

“Evgeniy Maloletka kapi një nga imazhet më përcaktuese të luftës Rusi-Ukrainë mes rrethanave tepër sfiduese. Pa guximin e tij të patundur, pak do të dihej për një nga sulmet më brutale të Rusisë. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për të. Nuk ndodh shpesh që një imazh i vetëm të futet në kujtesën kolektive të botës. Evgeniy Maloletka jetoi sipas standardeve më të larta të fotoreporterizmit duke kapur 'momentin vendimtar', duke ruajtur traditën e gazetarëve të AP në mbarë botën për të ndriçuar atë që përndryshe do të kishte mbetur e padukshme, "tha zëvendëspresidentja e lartë dhe redaktore e AP Julie Pace.

Maloletka, gazetari i videove të AP Mystyslav Chernov dhe producentja e AP Vasilisa Stepanenko, të cilët janë gjithashtu ukrainas, mbërritën në Mariupol pikërisht kur filloi agresioni rus në Ukrainë, që shkaktoi konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ata qëndruan për më shumë se dy javë, duke treguar se ushtria ruse po godiste qytetin, spitalet dhe infrastrukturën tjetër civile. 

lufta ukraine-rusi evegniy malolteka

Sondazh

Poll