Bota

'Shpërthen' kongresmeni në SHBA, Gaetz: Soros po ndikon në sistemin e drejtësisë (VIDEO)

Gaetz tha se ndërsa krimi ka kapur për ‘fyti’ qytetet e mëdha amerikane, prokurorët e Sorosit kanë ndërmend të bëjnë politikë.

20 Prill 2023, 13:11 Nga A.B
'Shpërthen' kongresmeni në SHBA, Gaetz: Soros po ndikon
Mat Gaetz 

SHBA- Kongresmeni republikan Mat Gaetz ishte i ashpër gjatë seancës dëgjimore të Kongresit amerikan, në lidhje me prokurorët e caktuar me ndihmën e miliarderit majtist, George Soros. Gaetz deklaroi se vendi po përballet me një situatë alarmante të krimeve sidomos në Nju Jork. Po Gaetz tha se ndërsa krimi ka kapur për ‘fyti’ qytetet e mëdha amerikane, prokurorët e Sorosit kanë ndërmend të bëjnë politikë.

Deklarata:

Shkalla e krimeve që kolegët e mi vazhdojnë dhe flasin dhe vazhdon të shtrihet më gjerë, unë do sugjeroja se kjo është ekzaktësisht ajo që merrni me ndikimin e Soros në sistemin e drejtësisë në SHBA. 

Në vende si Luiziana, Florida, Arizona. Në mënyrë të vazhdueshme Soros po financon rreth 400 milionë dollarë për të zgjedhur 75 avokatë mbrojtës për t'u angazhuar në këtë proces.

mat gaetz

Sondazh

Poll