Bota

'Ka përdorur pa leje të dhënat e 'Twitter'/ Elon Musk 'kërcënon' me padi 'Microsoft-in'

Lëvizja e Microsoft vjen pasi Twitter filloi të tarifojë kompanitë për të dhënat që mbledh nga përdoruesit e tij, të cilat janë thelbësore për reklamat e synuara. 

20 Prill 2023, 13:00 Nga a.l
'Ka përdorur pa leje të dhënat e 'Twitter'/ Elon
Elon Musk

Gjigandi i teknologjisë, Elon Musk ka kërcënuar se do të padisë Microsoftin për përdorimin e të dhënave të Tëitter pa leje. Paralajmërimi i miliarderit, nëpërmjet një postimi në Twitter, erdhi pasi ai zbuloi se do të hiqte faqen e tij të mediave sociale nga platforma e tij e reklamave të korporatave. 

Shërbimi i Microsoft përdor AI për të ndihmuar blerësit e reklamave të menaxhojnë llogaritë e tyre të mediave sociale në një vend, shkruan SkyNews. 

"Firma ka trajnuar në mënyrë të paligjshme duke përdorur të dhënat e Tëitter. Koha e padisë", shkruan ai në Twitter.

  

Microsoft ka treguar se shërbimi i tij do të vazhdojë të mbështesë Facebook dhe Instagram. Lëvizja e Microsoft vjen pasi Twitter filloi të tarifojë kompanitë për të dhënat që mbledh nga përdoruesit e tij, të cilat janë thelbësore për reklamat e synuara. 

elon musk

Sondazh

Poll